Për aksidentin tragjik të ndodhur këtë të martë në Bullgari ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe  autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!”, shprehet Meta në reagimin e tij.

45 turistë nga Maqedonia e Veriut humbën tragjikisht jetën pasi autobusi me të cilin ktheheshin nga Turqia, u aksidentua në një autostradë në Sofje të Bullgarisë dhe shpërtheu në flakë. Në mesin e viktimave 12 janë fëmijë. Të mbijetuar nga kjo ngjarje tragjike janë 7 persona, të cilët arritën të dilnin në kohë nga autobusi në flakë./tvklan.al