Ndërron jetë një prej të plagosurve në aksidentin e Elbasanit



Ndërron jetë një prej të plagosurve në aksidentin e Elbasanit

21:44 03/01/2021

Një lajm tragjik vjen nga qyteti i Elbasanit. Si pasojë e aksidentit të rëndë ku një makinë u përplas me një minibus, mësohet se një prej të plagosurve ka humbur jetën në spital.

Gazetari i Tv Klan në Elbasan, Fatos Salliu, raporton se bëhet fjalë për pasagjerin në makinën “Volkswagen”. Policia nuk ka bërë të ditur emrin e tij të plotë, por vetëm inicialet K.D.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe 6 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh. Një makinë tip Volkswagen kabriolet u përplas me një minibus me pasagjerë.

Për pasojë mbetën të plagosur 5 pasagjerë të minibusit si dhe shoferja e makinës së vogël dhe pasagjeri K.D. Plagët për këtë të fundit ishin shumë të rënda. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

Siç duket edhe nga pamjet, makina Volkswagen ka pësuar dëmet më të mëdha, pasi është shkatërruar pothuajse e gjitha.  

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë./tvklan.al







Të ngjashme