Në një hotel në Brodt të Kroacisë ku raportohen se gjenden katërmbëdhjetë të mbijetuar të cilin kanë shpëtuar pa dëmtime,  gjenden Fidan Hajdari dhe Gjevahire Gashi  të cilët përshkruajnë gjendjen e tmerrit që përjetuan këtë të dielë, shkruan Sbplus.

Hajdari përshkruan aksidentin: “Ne që ishim në pjesën e përparme të autobusit ishim mirë, por për ata që ishin mbrapa ishte një masakër e vërtetë.

Pothuajse të gjithë pasagjerët flinin në autobus pasi ishte ora gjashtë e mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si ndodhi një tragjedi kaq e madhe. Gjëja e parë që mbaj mend pas përmbysjes kur u zgjova ishte mendimi se sapo ishim rrotulluar dhe se nuk ishte një aksident i rëndë. Në atë kohë, nuk kisha ide se do të ishte kaq tragjike, por ishte.”

Në mesin e tyre e katërmbëdhjetë të mbijetuarve që kanë shpëtuar pa lëndime gjenden dhe te moshuar.

“Ajo që kemi kaluar është tmerr. Imazhet do të qëndrojnë në kokën time përgjithmonë. Thjesht nuk dua që ky aksident të mbulohet me gënjeshtra, shpresoj që të gjithë do të përpiqen të zbulojnë shkakun e tij të vërtetë”, tha Gjevahire Gashi. /klankosova