Prokuroria Themelore Publike Shkup të Maqedonisë së Veriut, sot ka vijuar me vëzhgimin e vendit të aksidentit të rëndë që ndodhi dje në rrugën Shkup-Bllacë.

Pas nxjerrjes së makinës BMW me targa të Kosovës dhe tre trupave të pasagjerëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenc, do të urdhërohet autopsi, ndërsa prokurori publik do të koordinojë të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e ngjarjes.

Deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit në komunikacion, prokurori publik sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është paraburgosur pas mbrëmjes së aksidentit.

Bëhet fjalë për një 64-vjeçar banues të Shkupit i cili drejtonte veturën “Volksëagen Touran” me targa të Shkupit dhe i cili në momentin kritik ka parakaluar kolonën e automjeteve në të cilën ndodhej edhe vetura me targa të Kosoës.

Propozimi për caktimin e paraburgimit afatshkurtër është dorëzuar për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje.  /KlanMaqedonia