Një çift me origjinë shqiptare ka humbur jetën në urën “George Washington” pas një aksidenti tragjik. Muharem dhe Bisere Frluçkaj udhëtonin me një makinë tip “Honda CVR”, kur u përplasën nga një Chevrolet.

Mësohet se fillimisht ka ndërruar jetë gruaja. Përplasja ka qenë e fortë për të duke ia marr jetën direkt në vend. 52-vjeçari, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit, u dërgua fillimisht në spital, por as ai nuk mundi t’i mbijetojë ngjarjes.

Për ngjarjen prokurori i Bergen, Mark Musella, ka nisur një hetim. Çifti Frluçkaj jetonte prej vitesh në Bronx të Neë York-ut. Mësohet se ata ishin me origjinë nga Malësia e Malit të Zi./tvklan.al