Policia e Durrësit ka vënë në pranga 2 shoferët që u përfshinë një ditë më parë në një aksident tragjik në aksin rrugor Thumanë-Krujë.

Në një njoftim për mediat, Policia e Durrësit bën me dije se në pranga ka rënë shoferi B.L. që drejtonte “Trajlerin”, si dhe M.P. që ishte duke drejtuar mjetin tip “Opel”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital.  Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e djeshme ku “Trajleri”u përplas me “Opelin” dhe për pasojë humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë./tvklan.al