Janë përcjellë sot mes dhimbjes dhe lotëve për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi dje, në autostradën Fier –Vlorë.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva janë përcjellë nga të afërm dhe qytetarë të Patosit.

Familja u përplas nga një makinë luksoze Audi që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, i arrestuar pas ngjarjes. Ata udhëtonin me një makinë Toyota dhe si pasojë e aksidentit u rrokullisën disa herë derisa përfunduan në një kanal.

Përplasja për 4 anëtarët e familjes Gushi ishte fatale pasi humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti.

Familja Gushi jetonte në Greqi. Ata ishin kthyer në Shqipëri dhe në momentin e aksidentit po udhëtonin për në jug për të kaluar pushimet verore. /tvklan.al