Një aksident tragjik i ka ndodhur një shqiptari në Itali, në qytetin e Santa Maria Capua Vetere rreth orës 5:00 të mëngjesit.
Ndërsa po kalonte rrugën para një loali, ai është goditur nga një makinë që po shkonte nga Capua për në Aversa.
Goditja rezultoi fatale për këmbësorin, i cili ndërroi jetë brenda pak minutash.
Trupi u la i mbuluar në asfalt nga shërbimet policore të cilat kanë nisur hetimet për të zbuluar dinamikën e aksidentit fatal.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës./tvklan.al