Aksidentohen 3 shqiptarë në Itali

Aksidentohen 3 shqiptarë në Itali

18:03 11/09/2019

Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Itali.

Ata po udhëtonin në autostradën A14 kur makina e tyre tip Volkswagen u përplas me një kamion, sipas mediave italiane.

Tre shqiptarët e plagosur janë të moshave 20 vjeç, 22 vjeç dhe 60 vjeç. Ata u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT