Aksidentohen babë e bir, humb jetën një prej tyre

Aksidentohen babë e bir, humb jetën një prej tyre

11:01 16/07/2019

Një aksident automobilistik i ka kushtuar jetën mëngjesin e kësaj të marte një 57-vjeçari në Divjakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat”, Çermë Sektor.

57-vjeçari me iniciale A.M, udhëtonte sëbashku me djalin e tij me një makinë “Ford”, kur në rrethana të paqarta mjeti doli nga rruga.

Shoferi humbi jetën në vendngjarje. Djali i tij mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet policore kanë nisur ndërkohë hetimet për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga./tvklan.al

Të ngjashme
UKT