Vetëm një ditë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku dy persona u ndanë nga jeta, një tjetër aksident i ngjashëm ka ndodhur këtë herë në qytetin e Elbasanit.

25-vjeçari, Indrit S. banues në fshatin Mengël, duke drejtuar mjeti tip “Seat” me targa AA 041 BO, ka aksidentuar 3 persona, dy prindërit K.V., 26 vjeç, M.Sh., 25 vjeçe si dhe fëmijën e tyre A.V., 1 vjeçe.

Policia njofton se tre pjesëtarët e familjes janë dërguar në spitalin e qytetit dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, i cili mund të kishte qenë fatal.

/tvklan.al