Përplaset makina me një motoçikletë, dy italianët marrin mjekim në spital

Dy turistë italianë mbetën të lënduar në një aksident në aksin Gjirokastër-Sarandë. Ngjarja ndodhi në Bistricë, ku motori me të cilin udhëtonin dy shtetasit nga Italia u përplas me një makinë tip Wolksvagen që drejtohej nga një 19-vjeçar.

Një i ri 23-vjeçar dhe pasagjerja në motor u transportuan në spital për ndihmën mjekësore ndërsa gjendja e tyre nuk paraqitet serioze.

Vetëm pak ditë më parë në aksin Sarandë-Ksamil humbën jetën dy turistë italianë të cilët lëviznin po me motor. Ata u përplasën me një makinë që drejtohej nga një 17-vjeçar i cili nuk ishte i pajisur me patentë.

Klan News