Një familje emigrantësh është aksidentuar në aksin kombëtar Korçë-Pogradec.

Mjeti tip Ford me targa greke, që drejtohej nga 38-vjeçari Nazar Dubraku, doli nga rruga në afërsi të fshatit Vloçisht, duke përfunduar në një kanal.

Për pasojë kanë mbetur të aksidentuar drejtuesi i mjetit, bashkështorja e tij Monika, dy fëmijët 5 dhe 8 vjeç si dhe një i afërm i familjes.

Të aksidentuarit u dërguan në spitalin e Korçës, ku janë nën kontrollin e mjekëve.

Sipas policisë, e cila u ndodh menjëherë në vendngjarje, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Tv Klan