Një 14-vjeçar humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të mërkure në Fier, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”.

14-vjeçari, sëbashku me nënën e tij 36-vjeçare u përplasën nga një makinë që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale R.S.

Nënë e bir mbetën fillimisht të plagosur. Ata u dërguan në spital, por 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, nëna e tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sa i përket shoferit të makinës, ai u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar më pas nga policia. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë./tvklan.al