Aksidentohet autobusi, të paktën 18 viktima

Aksidentohet autobusi, të paktën 18 viktima

11:11 17/06/2019

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u rrëzua në qytetin Zulia të Venezuelës. Sipas autoriteteve, autobusi ra rreth 630 kilometra në jugperëndim të Caracas-it.

Mendohet se shkak për rënien e tij u bë një gomë e cila dyshohet se ishte e shpuar. Siç shkruajnë mediat lokale, disa dëshmitarë kanë pohuar se automjeti ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe se shoferi humbi kontrollin e mjetit.

Sipas autoriteteve, ekziston frika se bilanci mund të përkeqësohet, sepse ka shumë të plagosur që janë në gjendje të rëndë.

Klan Plus




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi