Një automjet i Gardës së Republikës është përfshirë në një aksident automobilistik në segmentin Tiranë – Elbasan në rrugën e vjetër pranë kthesës së Sallakut.

Sipas informacioneve që disponon

tvklan.al,

furgoni me të cilin udhëtonin efektivë të Gardës u përplas me një makinë tjetër tip Mercedes-Benz. Të njëjtat burime sqarojnë se gardistët po udhëtonin drejt Elbasanit për të marrë masa sipas rregullores, pasi qeveria do të udhëtojë drejt Elbasanit më 14 Mars për Ditën e Verës.

Mësohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person nuk ka pësuar dëmtime. Shkaqet e përplasjes janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat policore. Drejtuesi i automjetit të dytë është shoqëruar nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti. /

tvklan.al