Aksidentohet automjeti i punonjësve të burgut

Aksidentohet automjeti i punonjësve të burgut

20:44 08/08/2019

Një automjet tip Opel është aksidentuar ditën e sotme në Fier, ku një person mbeti i plagosur. Qytetarët kanë dërguar në rubrikën “Kallëzo” tvklan.al pamje nga vendngjarja.

Në makinën që përfundoi në kanalin në anë të rrugës, udhëtonin punonjës të burgut të Fierit. Sipas qytetarit që ka dërguar videon pranë redaksisë, i plagosur nga aksidenti mbeti pasagjeri, që gjithashtu është punonjës i burgut Fier.

Në vendngjarje shkoi ambulanca, që transportoi në spital të plagosurin. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT