Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë fqinje.

Një autobus që transportonte nxënës shkolle është aksidentuar dhe përfshirë nga flakët në veri të Italisë, duke i marrë jetën të paktën 16 personave.

Autobusi, që transportonte fëmijë nga Hungaria, u përplas me strukturën e urës prej betoni, në autostradë pranë qytetit të Veronës, orët e vona të së premtes.

Sipas autoriteteve italiane, të paktën 39 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Fatmirësisht, autoritetet thonë se nuk pritet të ketë rritje të numrit të viktimave.

Autobusi po kthehej në Budapest nga Franca, ku fëmijët kishin qenë në një ekskursion.

Agjencia Italiane e Lajmeve Ansa shkruan se disa prej fëmijëve, që ishin kryesisht djem të moshës nga 14 deri në 18 vjeç, fluturuan jashtë automjetit në momentin që u përplas me betonin.

Ndërsa pjesa tjetër ngecën brenda në autobus, në momentin që ky i fundit u përfshi nga flakët.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan autobusin të dilte nga rruga.

Mediat hungareze raportuan në konsulli i Hungarisë në Milano ka mbërritur në Verona./tvklan.al