Vdes 57-vjeçari Agim Muça, plagoset djali i tij

Ajo që i ndodhi bashkëfshatarit të tyre ka tronditur fshatin Çermë të Divjakës. Në përpjekje për të ndjekur hajdutët që i vodhën lopën, 57-vjeçari Agim Muça u aksidentua për vdekje teksa u ishte vënë pas grabitësve bashkë me djalin. Mjeti i tyre doli nga rruga në këtë kthesë në aksin Tre urat- Çerm Sektor dhe përfundoi në kanal.

I biri që ishtë në timon u plagos, ndërsa babai gjeti vdekjen në vend.

Shtëpia e familjes Muça ndodhet fare afër rrugës nacionale. Siç tregojnë familjarët, 57-vjeçari kishte dëgjuar zhurma rreth orës 2 pas mesnate dhe  menjëherë kishte shkuar në kasollen e lopës, por hajdutët ishin larguar me një kamionçinë.

Vjedhjet e bagëtive në fshat janë të vazhdueshme, ndaj burrat e shtëpive që bien pre e hajdutëve, shpesh herë përballen vetë me këta persona dhe më pas lajmërojnë policinë.

Pas aksidentit, policia shkoi në vendngjarje, duke thënë paraprakisht se mjeti doli nga rruga për shkak të shpejtësisë.

Tv Klan