Aksidentohet familja, 4 të plagosur

Aksidentohet familja, 4 të plagosur

20:38 27/07/2019

Një makinë që drejtohej nga një 30-vjeçare ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e të gjithë personave që po udhëtonin në automjet.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune rreth orës 19:30 në vendin e quajtur “Varibob”. Policia njofton se mjeti tip “Peugeot” me drejtuese shtetasen E.H, 30 vjeçe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, nëna e saj, shtetasja G.Z, 46 vjeç, banuese në Vlorë edhe 2 fëmijët e mitur 2 dhe 6 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e personelit mjekësor në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi