Shoferi lë makinën dhe ikën nga vendngjarja

Një fëmijë është aksidentuar në aksin rrugor Kukës-Gostil këtë të hënë. Fëmija i dëmtuar, vetëm 11 vjeç, ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Kukës, por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

I mituri u përplas nga një makinë tip “Mitsubishi”. Drejtuesi i mjetit fillimisht u largua në vendin e ngjarjes, por pak orë më vonë u vetëdorëzuar. Ai është një 35-vjeçar nga Bushtrica e Kukësit.

Shoferi i mjetit ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë për veprimet e mëtejshme proceduriale, ndërsa policia po heton për zbulimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./tvklan.al

Policia e Kukësit:

Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur pak më parë.

Shtetasi A.H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës.

Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, per veprime të mëtejshme proçeduriale.

Informacioni paraprak:

Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Fëmia i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.