Futbollisti i talentuar turk, Huseyin Turkmen dhe e fejuara e tij, Umran Iffet Uzun, janë përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e së dielës.

Lajmi tronditi fansat e shumtë të futbollit ndërsa fotoja e makinës së dëmtuar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. E fejuara e futbollistit 21-vjeçar ka pësuar thyerje në shtyllën kurrizore, ndërsa Turkmen mbijetoi pa marrë plagë.

Futbollisti u aksidentua me makinën personale në provincën Ordu, ku u përplas me një tjetër mjet që vinte nga drejtimi i kundërt.

Huseyin Turkmen aktivizohet si mbrojtës me Trabzonspor, një prej skuadrave kryesore të kampionatit turk, si dhe me të rinjtë e Kombëtares Turke. /tvklan.al