Aksidentohet makina e blinduar me targa ruse

Aksidentohet makina e blinduar me targa ruse

23:53 11/09/2019

Shoferi largohet, policia nis kërkimet

Një makinë luksoze e blinduar është përfshirë në një aksident mbrëmjen e së mërkurës pranë ish-rrethrrotullimit të “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës.

Makina me targa ruse është përmbysur, ndërsa drejtuesi kishte shkuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut, thotë policia.

Uniformat blu po verifikojnë nëse makina është e vjedhur. Edhe shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Tv Klan

Të ngjashme