Nga përplasja vetëm dëme materiale, efektivët ishin në aksion për kapjen e një personi që ishte në kërkim

Aksidentohet makina e policisë në Fier. Ngjarja ndodhi në Sheq të Vogël kur automjeti i uniformave blu që drejtohej nga një 29-vjeçar u përplas nga një tjetër mjet që drejtohej nga një grua 37 vjeçe.

Nga përplasja fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia e Fierit njoftoi se automjeti i uniformave blu ishte në aksion për kapjen e një personi që është në kërkim në Spanjë kur u aksidentua nga makina tjetër.

Vijojnë hetimet për shkakun e aksidentit.

Klan News