Një makinë policie është përplasur ditën e sotme me një tjetër automjet, në lagjen “Sheq i Vogël”, në Fier.

Policia bën me dije, se automjeti tip “Suzuki”, që drejtohej nga 37-vjeçarja R. H., është përplasur me automjetin e policisë tip “Hyundai” që drejtohej nga punonjësi i Policisë 29-vjeçari F. G.

Blutë njoftojnë se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier, automjeti tip “Suzuki” me drejtuese shtetasen R. H., 37 vjeçe, banuese në Fier, është përplasur me automjetin e Policisë tip “Hyundai” me drejtues punonjësin e Policisë F. G., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.  Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al