Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivë



Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivë

19:03 04/06/2020

Dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ku mësohet se makina e policisë po ndiqte një automjet të dyshimtë.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se ka patur dyshime që automjeti në ndjekje drejtohej nga një person i shpallur në kërkim. Si pasojë e shpejtësisë së lartë, mjeti i policisë humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë dy policë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Për fat të mirë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën me dëmtime të lehta. /tvklan.al




Të ngjashme