Një makinë policie është përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme.

Ngjarja është shënuar në zonën e “Selvisë” në Tiranë. Automjeti i policisë u përplas nga një makinë tip “BMW”. Mësohet se nga përplasja drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime të lehta pa rrezik për jetën.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të ndërtuar dinamikën e aksidentit. /tvklan.al