Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në Elbasan. Policia e qytetit sqaron se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” ku mjeti tip “Golf”, me drejtuese N.R., 23 vjeçe është përplasur me mjetin Fugon, që drejtohen nga E.Z., 43 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është plagosur G.K., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, i cili ishte duke ecur në këmbë.  

Tashmë i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve ku sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al