Makina me të cilën udhëtonte kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përfshirë në një aksident këtë të premte.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Balla, i cili tha se po udhëtonte drejt Shkodrës kur u përfshi në aksident. Fatmirësisht, sipas Ballës, të gjithë personat në makinë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Rrugës për në Shkodër, makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr Zotit të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”

”, shkroi Balla në Twitter.

/tvklan.al