Ylli i Hollywood, George Clooney përfundoi në spital këtë të martë, si pasojë e një përplasjeje mes scooter-it të tij dhe një makine. Aksidenti, sipas BBC, ndodhi në Sardenja të Italisë, ku aktori amerikan ndodhet për të xhiruar filmin e tij serial më të fundit, Catch-22.

Lajmi u konfirmua për BBC edhe nga një zyrtare e Sassari, e cila tha se aktori ishte aksidentuar, por fatmirësisht nuk kishte pësuar dëmtime serioze. Ajo shtoi gjithashtu se pasi kishte marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, Clooney kishte lënë spitalin. Sipas mediave, aktori ka marrë dëmtime në gju.

Në serialin dramë të Channel 4, 57-vjeçari luan në rolin e një komandanti të Forcave Ajrore Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Drama me 6 pjesë pritet të dalë në vitin 2019.

Clooney ka pasur një shtëpi në Itali, në Liqenin e Komos për shumë vite me radhë. Lidhja e tij me Italinë është shumë vjeçare. Clooney është një vizitor e shpeshtë i Festivalit të Filmit në Venecia dhe u kurorëzua me bashkëshorten e tij Amal në këtë qytet në vitin 2014.

/tvklan.al