Mikrobusi1Policia e Elbasanit ka zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik të një dite më parë në fshatin Urakë të Librazhdit, ku nga përplasja e një minibusi me një autoveturë gjeten vdekjen dy persona dhe u plagosën 12 të tjerë.

Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Ford Fiesta që drejtohej nga 26 vjeçari Fatjon Spaho. Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se i riu ishte pa leje drejtimi. Policia ka vënë në pranga edhe shoferin e minibusit, Bajram Kodra për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të plagosurit e këtij aksidenti aktualisht janë duke u trajtuar në spitalin ushtarak dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.