20 persona raportohet se u lënduan pasi një autobus që po udhëtonte nga Kosova u aksidentua në Salzburg të Austrisë. Tre prej tyre raportohet se janë lënduar rëndë.

Të plagosurit aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Salzburgut. Sipas mediave austriake autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë.

Rasti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit. Brenda autobusit në momentin e ngjarjes gjendeshin 25 udhëtarë. Aksidenti ndodhi në autostradën që çon në drejtim të Vjenës ku në atë pjesë po zhvilloheshin punimet.

Mësohet se autobusi u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës./klankosova