Një aksident fatal i ka marrë jetën një të miture ditën e sotme. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë.

Makina me targë AA396HJ, me drejtuese një femër me inicialet M. J ka aksidentuar vajzën e mitur 12 vjeçe me inicialet Sh T, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Drejtuesja e mjetit, shtetasja M. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

/tvklan.al