Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:00 në aksin rrugor Fier-Roskovec, në fshatin Zharrëz.

Mësohet se 43-vjeçari me inicialet F.T, 43 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip Benz Kamion, ka aksidentuar për vdekje E.D, 48 vjeç.

Fatkeqësisht i aksidentuar nuk ka mundur do t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Autori i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al