Aksidentohet për vdekje i moshuari – TV KLAN

Aksidentohet për vdekje i moshuari

Foto ilustruese

Një i moshuar ka ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksdienti. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Sukth –Kullë.

Adoleshenti me inicialet B.T., duke drejtuar motoçikletën e tij është përplasur me këmbësorin me inicialet H.P., 80 vjeç, banues në Sukth. Për pasojë janë aksidentuar dhe ndodhen në spital drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij me inicialet V.L., 18 vjeç.

80-vjeçari nuk ka mundur do të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*