Një 40- vjeçare është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së premtes (4 Maj). Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 në aksin rrugor Fushë Krujë–Tiranë, në fshatin Larushk. Sipas njoftimit të policisë mjeti me targa AA 222 TY, me drejtues K.D ka aksidentuar këmbësoren me inicialet B. D. 40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, i cili do pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë të saj dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/tvklan.al