Një këmbësor ka humbur tragjikisht jetën këtë të hënë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:15, në fshatin Kuman të Roskovecit.

Viktima është një 63-vjeçar me iniciale B.SH. Ai u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 43-vjeçar me iniciale B.D. 63-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/tvklan.al