Një këmbësor gjeti vdekjen mbrëmjen e kësaj të diele, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zhupan, në Fier.

Viktima është një 64-vjeçar me iniciale P. M. Sipas policisë, ai u përplas nga një makinë “Fiat” që drejtohej nga 25-vjeçari me iniciale K. F.

Ky i fundit u shoqërua në polici, ku po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al