Aksidentohet për vdekje këmbësorja

Foto ilustrim

Aksidentohet për vdekje këmbësorja

20:45 07/09/2019

Një grua 44-vjeçare është aksidentuar për vdekje nga një makinë në aksin rrugor Milot – Laç.

Viktima është me iniciale Z.D. nga Laçi. Policia bën me dije se 44-vjeçarja u përplas nga një automjet që drejtohej nga 23-vjeçari me iniciale A.G. në vendin e quajtur ish-uzina e superfosfatit.

Shkaqet e ngjarjes tragjike janë të paqarta. Grupi hetimor mori në pyetje drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT