Një 47 – vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, si pasojë e përplasjes nga një kamion. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër – Hani i Hotit, në vendin e quajtur Grudë Fushë Malësi e Madhe. Viktima është shtetasi me inicialet G. S. 47 – vjeç, banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe. Nga burimet paraprake mësohet se ai po lëvizte me karrocë me kalë, në momentin kur u përplas nga një mjet tip “Kamion Trajler”, që drejtohej nga shtetasi malazez me inicialet E. R. 44 – vjeç. Ky i fundit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al