Një aksident i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne i ka marrë jetën një 50-vjeçari në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ndodhi në lagjen Shënkoll. Viktima është Gëzim Keci. Ai mësohet se lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një kamionçinë që drejtohej nga një 63-vjeçar.

Keci u dërgua në spital i plagosur, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Autoritetet policore shoqëruan në komisariat drejtuesin e kamionçinës, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vijojnë.

/tvklan.al