Përplasje fatale ka qenë ajo mes një automjetin tip “Volkswagen”, me motoçikletën tip “Yamaha”, ku një person ka gjetur vdekjen. Aksidenti tragjik ndodhi sot rreth orës 15:15, në aksin rrugor Fier-Levan .

Policia njofton se shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, 65-vjeçari me inicialet D.N, banues në Kryegjatë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave. I riu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./tvklan.al