Një burrë gjeti vdekjen orët e para të së mërkurës në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës.

Viktima është një burrë rreth të 60-tave, ende i paidentifikuar. Ai u përplas nga një makinë, në timonin e së cilës ndodhej një person me iniciale A.H. Ky i fundit u shoqërua në ambientet e policisë.

Ndërkohë, një grup hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al