Një shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi në një aksident automobilistik.

Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur në autostradën Volou – Mikrothivon rreth orës 01:00 të mëngjesit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, udhëtonte me një motor dhe u përplas nga një automjet.

Përplasja ishte fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shqiptarit. Automjeti që u përplas me motorin e viktimës drejtohej nga një grua. Kjo e fundit u mor në pyetje nga policia për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të aksidentit u shkaktua edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor. /tvklan.al