Aksidentohet për vdekje shqiptari në Greqi

Aksidentohet për vdekje shqiptari në Greqi

18:19 23/10/2019

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi.

Viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë. Shqiptari humbi jetën menjëherë për shkak të plagëve të rënda që pësoi.

Nga ky aksident mbeti i plagosur edhe një 34-vjeçar, pasagjer në motor, gjithashtu me origjinë shqiptare. Ai u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Mediat lokale të Kretës shkruajnë se aksidenti i fundit e ka çuar në 53 numrin e viktimave nga aksidentet rrugore në këtë ishull. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi