Itali- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari pasditen e kësaj të premteje në autostradën A13 të Bolonjës dhe Padovës, në Rovigo. Media italiane, “Ansa” njofton se nga përplasja e dy automjeteve gjeti vdekjen 41- vjeçari shqiptar i cili ishte duke drejtuar autmojetin “Fiat Doblo” në momentin që u përplas me një Peugeot 208.

Më herët në këtë autostradë ishin përplasur tre automjete, por nuk ka pasur viktima. Ndoshta situata e rënduar në autostradë ka sjellë dhe përplasjen e dy automjeteve ku gjeti vdekjen shqiptari i cili jetonte prej vitesh në Treviso, por do të jenë hetimet që do përcaktojnë shkaqet e ngjarjes tragjike./tvklan.al