Piloti amerikan i garave me motorë Nicky Hayden u aksidentua të mërkurën.

35 – vjeçari ishte duke u stërvitur me biçikletë në Rimini, kur u përplas nga një makinë. Ish – kampioni i botës në Moto GP i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore dhe mediat raportojnë që gjendja e tij është shqetësuese për shkak të traumës së pësuar.

Nicky Hayden ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve në spitalin e Çezenës.

Tv Klan