Fieri- Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur  “Dukas Bregas” ku janë përplasur dy automjete.

Policia njofton se në mjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin M.H, 29 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin e policisë tip “Chevrolet” me drejtues punonjësin e policisë A.M, 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësi i policisë P.Dh, 42 vjeç, i cili ishte në mjetin tip ” Chevrolet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./tvklan.al