Aksidentohet rëndë një këmbësor në Tiranë (Video nga vendngjarja)

Aksidentohet rëndë një këmbësor në Tiranë (Video nga vendngjarja)

15:21 05/11/2020

Një makinë ka përplasur një këmbësor ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit pranë kthesës së Oxhakut.

Mësohet se këmbësori i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai është një 65-vjeçar dhe u përplas . Siç duket nga pamjet e siguruar nga Tvklan.al në vendin e ngjarjes ndodhet policia. Disa qytetarë i kanë dhënë ndihmën e shpejtë të lënduarit.

Aksidenti ka ndodhur pranë vijave të bardha. Shkaqet e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta.

Informacioni i policisë:

Me datë 05.11.2020, rreth orës 15:15, tek kryqëzimi i Vorrit të Bomit, mjeti me drejtues shtetasin I.G., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al





Të ngjashme