Një qytetar nga Vlora me iniciale E.H, 51 vjeç është shpallur në kërkim  nga policia pasi ka aksidentuar dy të mitur dhe është larguar. Një 15-vjeçar dhe një 17-vjeçar janë lënduar nga përplasja me automjetin e E.H, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Dy adoleshentët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe më pas janë larguar. Ndërkohë, E.H është në kërkim dhe materialet ndodhen në prokurorinë e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al